Stacionet e vjetër të trenave janë shndërruar në librari në kryeqytetin peruan, Lima. Banorët lokalë dhe të huajt që vizitojnë stacionin e vjetër të trenave, i njohur si stacion “desamparados”, mbeten gojë hapur pas shndërrimit të tij në një shtëpi moderne të librit.
Kjo sipas tyre, është një hapësirë që inkurajon njerëzit të lexojnë dhe të mësojnë më shumë.
Augusto Geiger
Ky është një vend si asnjë tjetër. Është shumë inovativ. Në fakt, në Kili, nuk ka vende të tilla, kaq ikonike
Sipas autoriteteve, duke i dhënë këtyre stacioneve, një imazh të ri, mund të inkurajohen të rinjtë në nivel kombëtar dhe të nxitet leximi. Sipas tyre, rrjetet sociale po i largojnë njerëzit gjithnjë e më shumë nga fjala e shkruar, nga libri.
Ndërtesa ka qenë dikur stacioni kryesor i trenave, e hapur në 1912. E ndodhur pranë pallatit presidencial, në lumin Rimac, ajo ka qenë simbol i progresit dhe zhvillimit të qytetit. Në të tani nuk ka më pasagjerë dhe vendin e tyre e zënë lexuesit. Ai quhet tani shtëpia e letërsisë dhe mban një qendër kulturore , ekspozita arti dhe një librari të pasur.
Top Channel