Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri, dy negociatorët të cilën bashkë me ndërkombëtarët punuan në heshtje për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore flasin për rolin që të huajt luajtën për uljen e palëve.
Socialistët zotohen se pranojnë çdo propozim të palës kundërshtare dhe garantojnë se zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, por demokratët nuk e fshehin skepticizmin e tyre.
Dokumenti përvijon vetëm rrugën përmes së cilës duhet të ecë reforma. Problematikat të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme janë të ndryshme në këndvështrimin e palëve.
Të dy negociatorët besojnë se 15 marsi është kohë e mjaftueshme për të përmbyllur reformën zgjedhore, ndërsa Damian Gjiknuri siguron se edhe opozita parlamentare do e mbështesë me votë kodin e ri elektoral, pasi shtegu për kushtin e tyre për ndryshimin e sistemit është lënë hapur. / Elda Menga /
Top Channel