23/11 20:33
Juventusi ka shënuar fitore në Allianz Stadium ndaj Udinese me rezultat 4-0 në kuadër të Kupës së Italisë për të kaluar në çerekfinale.
Zonja e vjetër e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar me Gonzalo Higuan në minutën e 16-të, pas një kombinimi shumë të bukur me Paolo Dybalan.
Pas tij ishte radha e Dybalas që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 26-të. Edhe në pjesën e dytë Juventusi vazhdoi me formën e njëjtë. Dybala shënoi një super gol nga brenda zonës në minutën e 57-të.
Golin e gjeti edhe Douglas Costa nga pika e bardhë në minutën e 61-të. Me këtë fitore Juventusi kalon në çerekfinale ku e pret fituesin e ndeshjes Roma – Parma.
Top Channel