Isa Mustafa: Me VV nuk do të kemi takime 2-3 orëshe, ose kryhet ose e këpusim

15/01/2020 20:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se nuk do të shqyrtojnë ofertën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje, pasi sipas tij ata do të diskutojnë vetëm parimet që i kanë vendosur më herët për ndarje të pushtetit

Derisa theksoi se takimi i radhës do të jetë i fundit ku do të dihet epilogu se a do të ketë koalicion qeverisës mes tyre, apo jo. I pari i LDK-së, para gazetarëve në selinë e partisë së tij, tha se edhe më tutje mbesin në qëndrimet e tyre për postin e kryeparlamentarit, pesë ministri dhe zotimin për presidentin. Për këtë ai tha se i kanë përcjell me shkrim ofertën e tyre.
“Ne nuk kemi hyrë ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosje, sepse nëse e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë, por i trajtojmë qëndrimet tona. Se a mbetet LDK edhe më tutje pranë qëndrimin se të ketë kryeparlamentarin, të ketë zotimin për presidentin e vendin dhe të ketë 5 ministri. Ose nuk mbetet, qëndrimi ka qenë ky se ne duhet të kemi këto pozita. Çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrjen e verifikimit të organeve tona”, tha ai. Mustafa tha se nuk do të takohen më me LVV-në vetëm për t’u takuar, por vetëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare, gjë të cilën nuk e mohoi se mund të ndodhë brenda kësaj jave. Për këtë arsye, tha se do të presin si do të reflektojë Vetëvendosja pas ofertës së sotme të tyre. Ish-kryeministri Mustafa theksoi se partia e tij nuk do të bëjë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje, nëse nuk është marrëveshje partneriteti, ku siç thotë ai dy palët do të ndiheshin të fuqishme. I pyetur për unitetin brenda partisë, pas deklaratave të ndryshme të dy nënkryetarëve të LDK-së, Mustafa tha se ata janë parti e madhe dhe se të gjitha kanë të drejt të thonë mendimet e veta. Ai pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i tha mediave se takimi i ardhshëm do të jetë takimi i fundit me Vetendosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA