Gjermania nis me urgjencë hetimin: Ish-diplomati gjerman në BE, spiun i Kinës!

15/01/2020 16:48

Prokurorët gjermanë janë duke hetuar tre persona për lidhje me Kinën, e mediat vendase raportojnë se mes të dyshuarve, është edhe një ish-diplomat gjerman në BE.

“Mund të konfirmojmë se po zhvillohet një hetim mbi dyshime të forta spiunazhi për shtetin kinez”, thanë për AFP-në burime nga zyra e prokurorit federal. E përjvashmja “Der Spiegel” shkon më tej; është ajo që e tregon se një prej të dyshuarve është një diplomat gjerman që ka punuar në Komisionin Evropian në Bruksel përpara se të shërbente për periudha të caktuara kohe si ambasador për BE-në në vende të huaja.

Dy të tjerët janë lobistë, të punësuar nga një firmë mjaft e njohur gjermane lobimi. Prokurorët kanë refuzuar të ofrojnë detaje të tjera mbi të dyshuarit dhe thonë se deri tani, nuk janë bërë arrestime. Megjithatë, ata i konfirmuan informacionet e Spiegel-it se policia ka bastisur banesat e zyrat e lidhura me treshen e të dyshuarve për spiunazh në favor të Pekinit Berlin, Bruksel e landet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttembergut.

Sipas të përjavshmes, prokurorët e akuzojnë ish diplomatin dhe njërin prej lobistëve se “ kanë ndarë informacione private dhe tregtare me ministrinë kineze të sigurisë shtetërore”. I dyshuari i tretë duket se vetëm ka shprehur “ vullnetin për ta bërë një gjë të tillë”. Diplomati në qendër të hetimit e ka mbyllur karrierën e tij në BE në vitin 2017, dhe nisi të punonte për firmën e lobimit, ku ka qenë pikërisht ai që ka rekrutuar dy të dyshuarit e tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA