Pamjet që vijnë nga kamerat e trupit të policisë së Los Angelos-it janë vërtetë të tmerrshme.
Në to shihet një burrë, i cili i ishte vënë pas një polici për ta goditur atë me një hanxhar. Nëse policit nuk do t’i vinin në ndihmë efektivë të tjerë, ai tashmë do të ishte i vdekur. Burri i identifikuar si Nathaniel Pinnock, ishte duke grabitur disa pajisje për makina në një dyqan në periferi të Los Angelos-it.
Efektivët e policisë përdorën të gjitha rrugët e duhura për të bërë të mundur ndalimin e Pinnock-ut, madje duke përdorur edhe armë me plumba manovrues. Në momentin që ata kuptuan që agresori nuk kishte ndërmend të dorëzohej, e qëlluan duke e lënë të plagosur rëndë.
Menjëherë pas këtij veprimi telefonuan ambulancën për t’i ardhur në ndihmë të riut, por ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës për në spital.
Top Channel