Fekale në rrënojat e Machu Picchu-ut, arrestohen 6 turistë

15/01/2020 17:05

Gjashtë turistë në Peru janë në telashe të mëdha se kanë defekuar në rrënojat e Machu Picchu-ut.

Turistët u zbuluan në një zonë të izoluar të site-it arkeologjik. Sipërfaqja e një muri të gurtë ishte ndotur, e më tej, rojet gjetën edhe fekale. Kjo ka bërë që turistët, tre brazilianë, një argjentinas, një kilian dhe një franceze, të përfundojnë në pranga. Ata akuzohen se kanë vandalizuar një prej tempujve të shenjtë në majën e Machu Picchu-ut.

Argjentinasit i shtohet në padi edhe akuza e dëmit ndaj trashëgimisë kulturore të Perusë.  Machu Picchu, qyteti i mistershëm i inkasve të lashtë, është ndërtuar në vitin 1400 dhe ndodhet në një lartësi prej rreth 2.400 metrash, në luginën e Urubambas. Ai është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe në 2007-tën, hyri edhe në listën e mrekullive të botës. Zona arkeologjike vizitohet çdo vit nga më shumë se një milion persona. Episodi i shëmtuar ka ngjallur shqetësime të mëdha për dëmet e shkaktuara gurëve të lashtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA