Studiues të historisë në universitetin e Gjirokastrës dhe në rajon mendojnë se ka shumë aspekte ende të pastudiuara të ngjarjeve dhe kontributeve të banorëve të prefekturës së Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërorë.
Këto diskutime ishin pjesë e konferencës shkencore “Roli i Prefekturës Gjirokastër gjatë Luftës së Dytë Botërore” mbajtur në auditorët e universitetit “Eqrem Çabej”
Ilir Lluri specialist kulture
Gjatë konferencës u ekspozuan për herë të parë fotot e 72 dëshmorëve nga prefektuara si dhe sende personale të shumë prej tyre. Prefektura e Gjirokastrës sipas historianit Shyqyri Hysi kishte numrin më të madh të banorëve të angazhuar në luftën e Dytë Botërore në raport me popullsinë si dhe numrin më të madh të të rënëve, ku veçoi 5 dëshmore femra.
Shyqyri Hysi historian
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja në konferencë me shall të kuq e shumicës së të pranishmëve. Prania e këtij simboli të përdorur në vendet e kampit të Lindjes gjatë periudhës së komunizmit, që në Shqipëri njihej me emrin “shalli i pionierit”, edhe ne Kine simbolizonte gjakun e të rënëve.
Top Channel