200 akrepa në bagazhe! Ndalohet udhëtari kinez, ja arsyeja përse po i kontrabandonte

15/01/2020 18:21

Të hënën, një udhëtar kinez u kap teksa tentonte të kontrabandonte 200 akrepa të gjallë nga Sri Lanka.

Një burrë 30-vjeçar kishte planifikuar të fluturonte drejt Guangzhou në Kinën jugore nga aeroporti Ndërkombëtar Bandaranaike i Colombo-s, kur autoritetet zbuluan akrepat e gjallë në bagazhet e tij, tha për CNN zëdhënësi i Doganave të Sri Lanka-s, Sunil Jayarathna.

Fotografitë e siguruara nga dogana e Sri Lanka-s tregojnë se akrepat ishte paketuar brenda 7 kutive plastike.

“Këto akrepa u mblodhën nga disa zona në Sri Lanka,” tha Jayarathna. “Nuk janë helmues”.

Jayarathna shtoi se autoritetet e liruan njeriun pasi ai pagoi një gjobë prej 100,000 rupesh Sri Lanka (552 dollarë amerikanë). Akrepat përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për lehtësimin e dhimbjes në muskuj dhe nerva, sipas një njoftimi nga Departamenti i Shëndetit në Hong Kong.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA