Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa i cili tha se propozimi i paraqitur një ditë më parë është i ngjashëm me atë të takimit të fundit, vetëm se ka disa ndryshime. Sipas Mustafës ky propozim do të shqyrtohet shumë shpejt. Oferta e VV-së për LDK-në në takimin e fundit ishte që LDK-së t’i takojnë 6 ministri ndërsa Vetëvendosjes 4.
Ndërkohë, dy partitë I ka vizituar ish OSBE-së Wiliam Walker, i cili shfrytëzoi për këtë qëllim ndalesën e vet të Kosovës në prag të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut. Pas takimit me Kurtin, Walker foli për gazetarët, duke thënë se qeveria e re duhet të formohet sa më shpejt.
“Një shtet pa Qeveri vështirë se mund të quhet shtet. Keni nevojë për një Qeveri, dhe pritshmërtitë e njerëzve këtu e ato të diasporës janë që të ketë një shans për të rinjtë, për idetë e reja. Por për sa kohë nuk e formoni qeverinë asnjë prej këtyre nuk mund të ndodhë”, ka thënë Walker.
Walker shtoi se lufta për pozita është sistem i vjetër dhe se kishte menduar që me lidershipin e ri edhe idetë do të jenë ndryshe. Walker shkon në Kosovë çdo 15 janar për të kujtuar masakrën e Recakut, e pranë varrezave të martirëve i është ngritur edhe një lapidar.
Top Channel