Vrasje me pagesë, rrëmbime! “Zonja e vdekjes”, 21-vjeçarja që u vra pas përleshjes me policinë meksikane

14/01/2020 17:29

Shefja e narko-kartelit meksikan, Maria Gualdalupe Lopez Esquivel, 21 vjeçe, e njohur si La Catrina, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat vendase të rendit.

Konflikti lindi mes policisë meksikane, ushtrisë dhe të ashtuquajturit karteli i “Gjeneratës së Re Halsiko”. Në këtë konfrontim janë vrarë edhe shtatë anëtarë tjerë të kartelit që sulmuan forcat e sigurisë, ushtrinë, gardën nacionale e policinë në Michoakan, ku me t’u dërguar në spital ajo është shpallur e vdekur.

Si pasojë e plagëve të marra e reja humbi shumë gjatë, ndërsa fatal për të ishte plumbi që e goditi në qafë. Ndryshe ajo është quajtur edhe “Zonja e vdekjes” dhe ka qenë e bija e një bujku dhe një amviseje. Është rritur në Tepalkatepek, e sipas familjarëve, ishte një fëmijë i urtë që notat i kishte të mira në shkollë. Megjithatë gjithçka ndryshoi, kur vendosi t’u bashkohet bashkëmoshatarëve që bëheshin anëtar të kartelit famëkeq që ndjell frikë dhe vdekje.

“Asaj gjithmonë i kanë pëlqyer rrugët dhe të shëtitet nëpër ato me motoçikleta, por kur u fut në bandë pasoi droga dhe gjitha gjërat tjera të këqija”, ka deklaruar një i afërm i saj.

Në 2017-n vendosi të largohet nga shtëpia për të jetuar me anëtarët e kartelit. Aty njoftoi kriminelë të ndryshme që e dërguan në Agvili ku edhe filloi të bashkëpunojë me grupin M2. Për më shumë se një vit u mor me transportimin e parave, vrasjeve me pagesë dhe rrëmbime. Përveç këtyre, “Zonja e vdekjes” ka pasur një rrjet të tërë të bashkëpunëtorëve që i paguante vazhdimisht me nga 4,00 pesos për një javë veprimtari. Në anën tjetër autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se kanë konfiskuar shumë armë e municion, kurse atë e identifikuan bazuar në tatuazhin që e kishte pasur në këmbë. /Telegrafi/

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA