Tashmë e vërtetuar/ Mjekët: Një qen të zgjat jetën

14/01/2020 12:31

Një qen zgjat jetën. Sa herë mund ta kemi dëgjuar këtë shprehje. Por këtë radhë janë mjekët ata që e vulosin atë.

Sipas tyre, është e vërtetuar shkencërisht që ato që ngjasojnë me biseda kafeneje, për dashurinë e madhe për miqtë me katër këmbë, janë të vërteta. Kjo sepse miku besnik na shtyn drejt një stili jete më të shëndetshëm, në ajër të pastër dhe na ndihmon në rritjen emotive që në moshë të vogël.

Mjekët prezantojnë një kërkim të kryer nga shoqata amerikane e zemrës, që zbulon se një qen mund të na zgjasë jetën. “Të kesh një qen, bën që të reduktohet në masën 24 për qind vdekshmëria nga të gjitha shkaqet. Dhe përfitimi rritet për të gjithë personat që janë goditur nga patologji vaskulare, 31 për qind.

Mundësitë më të mëdha të shërimit janë të lidhura me stilin e jetës më aktiv që një person mund të jetojë kur ka shoqërinë e një qeni.

Edhe pa qenë mjekë, realiteti në fakt është i qartë për të gjithë. Një qen na bën shoqëri, na ndihmon të socializohemi dhe të qëndrojmë aktivë. Ndoshta për këtë arsye, prej mijëra vitesh, qeni është një mik besnik, miku më i mirë i njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA