Suedia deklaroi se kërkon dëmshpërblim nga Teherani për qytetarët e saj që humbën jetën në aksidentin e avionit ukrainas, i cili u rrëzua gabimisht nga Irani.
Suedia deklaroi se kërkon dëmshpërblim nga Teherani për qytetarët e saj që humbën jetën në aksidentin e avionit ukrainas, i cili u rrëzua gabimisht nga Irani.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde në një deklaratë të bërë në llogarinë e saj në Twitter bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Stokholm, Sayed Rasool Mohajer u thërrit në Ministri për të biseduar në lidhje me avionin ukrainas të rrëzuar në Iran.
Ministrja Linde gjithashtu tha që ambasadori iranian, Sayed Rasool Mohajer ka propozuar bashkëpunim mes dy vendeve për të hetuar aksidentin, ndërsa tha se “Nga ambasadori është kërkuar përgjegjësia për shpejtësinë dhe transparencën dhe njëkohësisht për kompensimin sadopak të dhimbjes së të afërmve të viktimave të vendit tonë”.
Avioni i pasagjerëve Boeing 737-800 i kompanisë “Ukrainian Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Imam Homeini më 8 janar.
Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 176 persona përfshirë edhe shtetasit iranianë, ukrainas, kanadezë, afganë, gjermanë, suedezë dhe anglezë dhe ekuipazhi i avionit.
Edhe pse Irani fillimisht mohoi përgjegjësinë për ngjarjen në fjalë pas 3 ditëve deklaroi se avioni është rrëzuar aksidentalisht.
Top Channel