Rreziku nga vullkani “bebe”/ “Taal”, krateri që po tmerron filipinasit

14/01/2020 11:39

Vullkani Taal është një nga më aktivët në Filipine. Gjatë ditëve të kaluara ai ka filluar të nxjerrë llavë, duke shkaktuar edhe tërmete dhe duke krijuar re të mëdha hiri vullkanik që kanë mbuluar tashmë ishullin Luzon dhe më gjerë.

Shkencëtarët druajnë se një shpërthim më i madh, është i afërt. Taal është një nga vullkanët më të vegjël në botë por ka qenë vdekjeprurës edhe më parë. Sipas zyrtarëve filipinas, ai është i vogël por shumë i rrezikshëm. Ai në fakt konsiderohet si një vullkan shumë kompleks, pasi nuk ka një krater të vetëm, por disa pika shpërthimi që kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Vullkani taal, thonë ekspertët, është një vullkan bebe që qëndron mbi një rezervë të madhe llave. Shpërthimet më të fundit kanë ndodhur në ishullin Vullkan, brenda liqenit taal, një liqen me sipërfaqe 234 km i krijuar si pasojë e një shpërthimi të mëhershëm të madh. Ishulli Vullkan, ka 47 kratere dhe katër maars, ose kratere vullkanike që krijohen kur magma e nxehtë bie në kontakt me ujin duke prodhuar një shpërthim të dhunshëm.

Pika të tjera shpërthimi gjenden edhe nën liqen. I gjithë ishulli Vullkan, është cilësuar një zonë e përhershme rreziku nga autoritetet. Të paktën 35 shpërthime janë raportuar 100 vitet e fundit. Një shpërthim i dhunshëm në 1911 nga krateri kryesor bëri që copa shkëmbinjsh të dilnin nga vullkani. Asokohe, humbën jetën 1300 persona. Sipas ekspertëve ndërkohë vullkani bebe është i rrezikshëm edhe pse është shumë i paparashikueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA