Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur në një takim krerët e partive aleate.

Takimin e parë Basha e ka kryer me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, ndërsa menjëherë pas saj në selinë blu erdhi kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Takimit ju bashkuan edhe Sekretari i përgjithshëm i PR, Arjan Madhi, Dashamir Shehi kreu i LZHK dhe Agron Duka kreu i PAA. Por mësohet se menjëherë pas këtyre takimeve të njëpasnjëshme Monika Kryemadhi është kthyer sërish në selinë blu së bashku me Petrit Vasilin.

PD ka paralajmëruar se do publikojë brenda janarit paketën për reformën zgjedhore.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA