S’e Luan Topi/ “Trupi i tij dergjej në krahët e mi”, humbja që shënjoi jetën e Pastor Akil Panos: Një pikë loti ra nga syri i tij
23/11 18:41
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja, ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol për mjekrën, si një detaj që ka marrë vëmendjen e shumë politikanëve së fundmi.
Hasimja theksoi se këto ndryshime në “look” nga politikanët shqiptarë dhe jo vetëm, janë të mirë menduara dhe mbartin në vetvete mesazhe të caktuara.
“Në politikë, nuk bëhen thjesht sepse i pëlqen dikujt, por bëhen sepse llogaritet shumë mirë se çfarë impakti do të ketë. Është ideja e një lloj konvergjence kulturore e atij që e mban mjekrën ose e heq, me pjesën tjetër të popullsisë, me votuesit në rastin konkret”, tha ndër të tjera ai.
Top Channel