Haftar është larguar nga kryeqyteti rus në orët e natës pa nënshkruar marrëveshjen e pranuar nga kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Fayez al-Sarraj

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka njoftuar se lideri i forcave të armatosura jo-legjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, është larguar nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen për armëpushim në Libi të formuar pas bisedimeve të zhvilluara dje në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS tha se Haftar është larguar nga kryeqyteti rus në orët e natës pa nënshkruar marrëveshjen e pranuar nga kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Fayez al-Sarraj.

Në deklaratë thuhet se Rusia vazhdon punimet e saj mes palëve në Libi.

– Bisediment për krizën e Libisë në Moskë

Dje në Moskë u zhvilluan bisedime mes palëve të Libisë dhe delegacioneve turke dhe ruse.

Delegacioni turk kishte formuluar tekstin e marrëveshjes me Sarraj dhe kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Khalid al-Mishri.

Delegacioni rus u përpoq të bindë Haftarin dhe krytetarin e Dhomës së Përfaqësuesve me qendër Tobrukun, Aguila Saleh, por Haftar nuk e nënshkroi tekstin e formuar si rezultat i përpjekjeve të gjata duke kërkuar afat deri në mëngjes./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA