Historia e gjyqeve të rivalit të Lulzim Berishës. Dokel u dënua me burgime të përjetshme pas dëshmisë së Adriatik Colit, ish anëtari i bandës së Durrësit rrëfeu në gjykatë të gjitha vrasjet.
Këtë të martë është liruar Endrit Dokle, i moshës 36 vjeç. Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare pranë organit qëndror të akuzës dhe pranë prokruroisë së Krujës. Siç bëhet me dije ka patur debate të ashpra mes Prokurorisë dhe Gjykatës, por gjykata ka vendosur ta lirojë pasi sipas gjykatës Endrit Dokle ka vuajtur 25 vite burgim, është sjellë mirë si edhe vuan nga probleme shëndetësore.
I dënuari i përjetshëm Endrit Dokle sipas gjykatës së Krujes për pesë vitet e ardhshme duhet të qëndrojë në provë nën detyrimin që nuk duhet të shoqërohet me persona problematikë, dhe nuk duhet të mbajë armë me vete. Ky verdikt u shpall nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha që hedh poshtë burgimin kapital për atë që gjatë një procesi gjyqësor pranë krimeve të rënda u konsiderua si rivali i Lulzim Berishës. Të dy ata i ndoqën vargun e akuzave të prokurorisë nga i njëjti kafaz, ndërkohë që kundër tyre doli i Adriatik Çoli, i vetm dëshmitar i drejtësisë që deri më tani futi përgjatë gjashtë viteve në telashe serioze me ligjin 16 të akuzuar që u konsideruan si banda e Durrësit. Edhe Endrit Dokle u shpall fajtor për krijim të organizatës kriminale, vrasje e Dritan Dishës, vrasjen e Erjon Lames, atentatin e dështuar në katër raste kundër Lulzim Berishës, vrasjen e Avini Gashit, rrëmbim dhe pengmarrje. Procesi i cili zgjati pothuajse gjashtë vite solli në gjykatë 194 dëshmitarë. Në total gjykata shpalli katër burgime të përjetshme të cilat u shkërmoqën nga njëra gjykatë në tjetrën, si edhe 255 vite burgim në total për pjesëtarët e grupit. Por ndryshe nga të tjerët kuksiani mori edhe një dënim tjetër prej 18 vitesh pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa drejtonte trafikun e drogës nga paraburgimi 313. Që prej arrestimit të kryer në 2006 , Endrit Dokle i provoi të tëra shkallët e gjyqësorit madje edhe Kushtetuesen por tek të gjitha humbi, përjashto gjykatën e Krujës që është gjykata që mbulon juridiksionin e burgut ku ai mbahet. Pas lirimit të tij reagoi prokuroria që deklaroi se do ta apeloje vendimin, i cili ngjan me shumë vendime të tjera që kanë hapur dyert e burgjeve për persona që dikur konsideroheshin të rrezikshëm.
Top Channel