25/11 08:49
Kryeprokurori Oslian Çela ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i vendosë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Ismailaj akuzohet nga Partia Demokratike se ka patur probleme me drejtësinë greke dhe se këtë fakt nuk e ka deklaruar nga formularin e dekriminalizimit.
Ndërkohë që Çela, përveç formularit të kryebashkiakut, kërkon nga KQZ edhe verifikimet paraprake që janë kryer për këtë rast. Ai njofton se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë hetime më të thelluara për Ismailajn.
Kryebashkiaku i Mallakastrës i ka mohuar deri më tani akuzat e bëra nga demokratët.
Top Channel