26/12 22:29
Një burrë është shpëtuar pasi mbijetoi për më shumë se tre javë në Alaskë me pak ushqim dhe strehim.
Autoritetet shtetërore shpëtuan 30-vjeçarin Tyson Steele pasi një zjarr shkatërroi kabinën e tij.
Ai jetoi në ushqime të konservuara që i mbijetuan flakës dhe bëri një tendë themelore nga mbeturinat që kishin mbetur pas zjarrit duke u mbrojtur nga temperaturat nën zero.
Autoritetet e gjetën Steele pasi familjarët e shqetësuar u kërkuan atyre që të kontrollonin.
Ai kishte shkruar një mesazh SOS në dëborë me një pjesë të atyre çka kishin mbetur nga shtëpia e tij, dhe video e publikuar nga Alaska State Troopers tregon momentin e shpëtimit të tij.
Top Channel