Rachael Fitzegrald nga provinca Hale në afërsi të qytetit Altrincham, Britani, u përpoq për tetë vite me radhë së bashku me partnerin e saj Mark Maddocks, për të pasur një fëmijë dhe më në fund mrekullia ndodhi!
Rachael ia arriti të mbetej shtatzënë dhe në mars të 2019-tës ajo lindi vajzën e saj Lara, e quajtur me përkëdheli prej tyre si “Lady Lara” (Zonjusha Lara). Familja shkoi në Kretë në muajin korrik për pushime dhe u akomoduan pranë hotelit Village Heights. Por kur u zgjuan pas një dite të lodhshme në plazh, panë që vogëlushja nuk po reagonte.
Babai i saj, Mark u mundua që ta sillte në jetë po më kot, ajo i kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Ekspertiza mjeko-ligjore nuk mundi që të gjejë një arsye të qartë të vdekjes së papritur të foshnjës. Rachael, e cila punonte si menaxhere në një kompani, e lindi të bijën e saj kur ajo ishte vetëm në javën e 40-të të shtatzënisë por megjithatë, e vogla gëzonte shëndet të plotë.
Mjekët kanë ngritur dyshimin se “Zonja Lara”, ka vdekur si pasojë e një ftohjeje, pasi gjendja e saj shëndetësore para vdekjes së mistershme ishte mjaft e qëndrueshme. 39 -jeçarja Rachael u shpreh për mediat britanike, se e ka kontrolluar të bijën disa herë gjatë natës dhe ajo ka qenë e kthyer me shpinë, dhe në shikim të parë dukej shumë mirë.
Top Channel