Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Selami Simsek për gjykim të shkurtuar. Ai kap në aeroportin e Riniasit me një vizë false kanadeze dhe Prokuroria shqiptare e akuzon për “falsifikim dokumentash”.

“Rezulton se ky shtetas po udhëtonte me një vizë false kanadeze sipas destinacionit të pranuar prej tij Tiranë-Vjenë-Torino. Ky shtetas u pyet kur u kap në Rinas në prani të përkthyeses. Ai ka deklaruar se viza është e falsifikuar në Prishtinë”, u shpreh përfaqësuesi i organit të akuzës në seancë.

Gjykata pasi konstatoi se kjo dosje mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, seanca për pretencën ndaj tij do të zhvillohet më 27 janar.

Në seancën e zhvilluar sot ishin edhe përfaqësues të ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Selami Simsek akuzohet në Turqi se është pjesë e Lëvizjes Gylen, e konsideruar si organizatë terroriste nga Ankaraja. Ai u ndalua në Rinas gjashtë muaj më parë, në të njëjtën ditë me Harun Çelik, i cili u dëbua së fundmi drejt Turqisë.

Top Channel mësoi se Simsek është paraqitur në Rinas, ku kishte planifikuar udhëtimin, Rinas-Vienë-Toronta, me destinacion final Toronton, ku pas kontrolleve ka rezultuar pjesa e vizës e falsifikuar.

Ai kishte paguar 5 mijë euro për dokumentet e falsifikuara.

Në këto kushte, duke parë që viza kanadeze e ndodhur në pasaportën e tij do shërbente për udhëtimin drejt Kanadasë, punonjësit e policisë kufitare kanë bërë bllokimin e dokumenteve dhe e kanë shoqëruar atë për në komisariat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA