Është shtyrë seanca gjyqësore për shtetasin turk Umran Signic, i arrestuar në Shqipëri me dokumente false.

Seanca ndaj tij është shtyrë, për t’u zhvilluar në një ditë tjetër.

Umran Signic u kap me pasaportë false franceze me emrin Philip Menard. Në pikën e kalimit kufitar u paraqit me pasaportën e tij, ndërkohë që gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjet pasaporta franceze.

Në emër të pasaportës francese kishte prerë biletë me destinacion Brukselin në Belgjikë.

“Kam studiuar në Lice”, i tha gjykatës Umran Signic, “nuk kam qenë asnjëherë i dënuar ne vendin tim”.

  U kap me dokumente të falsifikuara, pranohet gjykimi i shkurtuar për “gylenistin”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA