Temperaturat e ulëta, disa gradë nën zero të ditëve të fundit, kanë nxjerr në pah një problem serioz në qytetin e Beratit, atë të mungesës së sistemit të ngrohjes në shkolla. Godina të trashëguara nga sistemi i kaluar e të paisura me oxhaqe, ku mungojnë sobat dhe lënda e parë, drutë dhe godina të ndërtuara viteve të fundit, ku sistemet e ngrohjes edhe në rastet ku janë vendosur nuk funksionojnë.

Është kjo gjendja e shkollave nëntë vjeçare në këtë qytet. Prej ditësh nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa tepër të ftohta, ku diku mungojnë drurë, diku sobat dhe diku nuk mban rrjeti i energjisë elektrike për të vendosur ngrohjet që vetë prindërit i kanë blerë. Me kamerën tonë jemi ndalur në dy nga shkollat nëntë vjeçare të këtij qyteti,në shkollën “28 Nëntori” dhe “Mehmet Ali Vrioni” në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Edhe pse nuk na u lejua të hynim me kamera brenda ambjenteve të shkollës, vetë nxënësit deklaruan se, ata qëndrojnë në klasa me xhupa të trashë, kapuçë dhe dorashka.

“Është shumë ftohtë në klasë. Edhe ngrohëset i kemi blerë vetë por nuk mund ta ngrohin gjithë klasën një rezistencë me tre tela,edhe e energjia ikën shpesh. Sobat që janë me dru nuk i ndezin se nuk kanë sjellë dru”,-thonë nxënësit.

Ata pohojnë se, në këto kushte të ftohti e kanë shumë të vështirë për të mësuar dhe të pamundur për të shkruar në klasë.

Nga ana tjetër,burime zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se, me ndarjen e re administrativo-territoriale numërohen plotë 80 institucione arsimore në varësi të bashkisë Berat dhe po punohet me një plan urgjent masash që atje ku ka soba të dërgohen dru zjarri, ndërkohë që vetëm në disa godina të ndërtuara së fundmi është vendosur ngrohja me kaldaja por ka godina ende problematike që kërkojnë zgjidhje afatgjata.

Mimoza Sinanaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA