Regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të kontrolluara nga Irani me sulme tokësore bënë shkeljen e armëpushimit të arritur me iniciativat e Turqisë dhe Rusisë që u vendos dje në orën 00.01 pas mesnatës sipas orës lokale.
Regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të kontrolluara nga Irani me sulme tokësore bënë shkeljen e armëpushimit të arritur me iniciativat e Turqisë dhe Rusisë që u vendos dje në orën 00.01 pas mesnatës sipas orës lokale.
Forcat e regjimit duke filluar nga ora 02.00 pas mesnatës sipas orës lokale organizuan sulme me armë të lehta dhe të rënda në zonën rurale në lindje të rrethit Marratinuman.
Shkeljet e armëpushimit vazhduan në intervale deri në mbrëmjen e djeshme.
Nga sulmet e forcave të regjimit të kryera me artileri ndaj fshatrave Marshurin, Kefer Basin, Dejr Garbi, Takane, Tel-Mennis, Rekaya dhe Hantutin nuk pati të vrarë dhe të plagosur pasi pjesa e madhe e civilëve janë larguar nga këto vendbanime.
Nga ana tjetër forcat e regjimit dhe të Rusisë dje nuk ndërmorën sulme ajrore.
Regjimi i Esadit, i cili dëshiron që armëpushimin ta kthej në favor të tij për t’i zhvendosur civilët nga shtëpitë e tyre, dje me anë të helikopterëve shpërndau njoftime në zonën rurale në perëndim të Halepit brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib.
Në njoftimin në fjalë thuhet se “nuk ka kthim prapa nga vendimi për të spastruar nga organizatat terroriste qytetin e Idlibit dhe të pjesës perëndimore të Halepit”, ndërsa civilëve në fshatrat Habit, Ebu Zuhur dhe Hadir të Idlibit dhe Halepit, u kërkohet të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kalojnë në zonat e regjimit.
Në njoftim pretendohet se prania e civilëve e pengon ushtrinë të përparojë kundër “terroristëve.
Regjimi i Esadit i cilëson si “organizata terroriste” të gjitha grupet ushtarake pa dallim.TRT shqip
Top Channel