Kompania gjermane, Siemens deklaroi se pavarësisht protestave nga aktivistët për klimën, ajo sërish do të ndihmojë në zhvillimin e një miniere të madhe thëngjilli në Australi.
Miniera e hapur në Kuinsllend, që është në pronësi të grupit indian, Adani, dhe pritet të nisë nga puna vitin e ardhshëm. Kreu i Siemens, Joe Kaeser e pranoi se i është dashur të jenë shumë të vëmendshëm me këtë projekt”, por “ne na duhet të përmbushim detyrimet kontraktuale”, ka shtuar ai.
Aktivistët e lëvizjes Rebelimi në Zhdukje kanë protestuar jashtë selisë së kompanisë Siemens në Mynih. Ambientalistët në Australi kanë protestuar edhe kundër projektit të minierës, Carmichael, i cili është konsideruar i dëmshëm për ngrohjen klimatike për shkak të djegies së karburaneteve. Australia njihet si eksportuesi i dytë më i madh i thëngjillit për ngrohje, pas Indonezisë. Mbështetësit e projektit Carmichael kanë thënë se ai do të krijojë vende shumë të nevojshme të punës në Kuinslland.
Top Channel