Në Aeroportin e Stambollit filloi shërbimi i kabinës së gjumit

13/01/2020 18:05

Pasagjerët që presin fluturimet e tyre në Aeroportin e Stambollit do të mund të marrin me qira kabina të gjumit të quajtura “IGA Sleepod”, të cilat do të mund t’i huazojnë duke paguar çdo orë për to

Në Aeroportin e Stambollit ka filluar shërbimi i kabinës së gjumit, që tashmë gjendet në shumë aeroporte në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasagjerët që presin fluturimet e tyre në Aeroportin e Stambollit do të mund të marrin me qira kabina të gjumit të quajtura “IGA Sleepod”, të cilat do të mund t’i huazojnë duke paguar çdo orë për to.

Aeroporti i Stambollit që filloi të shërbejë me kapacitet të plotë më 6 prill 2019, e ka filluar këtë shërbim të kabinave të fjetjes në terminalin ndërkombëtar për pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit.

Kabinat do të mund të huazohen nga 9 euro për orë. Çarçafët në kabinat ku higjiena është në plan të parë do t’u jepen pa pagesë çdo pasagjeri dhe do të jenë për një përdorim. Në rast se pasagjeri do të kërkojë shërbime shtesë si batanije dhe jastëk do të duhet të paguajnë 2 euro. Pas çdo përdorimi do të dërgohen në pastrim kimik.

Brendësia e mini-kabinave është dizajnuar sipas nevojave të pasagjerëve. Ashtu që brenda tyre gjenden edhe porte të USB-së dhe prizë. Me këtë pasagjerët do të mund t’i ngarkojnë celularët dhe pajisjet tjera elektronike të tyre.

Në pjesën e poshtme të çdo kabine do të gjenden edhe pjesë të veçanta ku pasagjerët do të mund t’i vendosin valixhet e tyre të dorës.

FOTO GALERI
1/1
Pasagjerët që presin fluturimet e tyre në Aeroportin e Stambollit do të mund të marrin me qira kabina të gjumit të quajtura "IGA Sleepod", të cilat do të mund t'i huazojnë duke paguar çdo orë për to

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA