Miliarderi japonez Yusaku Maezawa është në kërkim të një aventure të re, pasi u nda me të dashurën e tij, aktoren 27-vjeçare Ayama Goriki.
Ai tha se është duke kërkuar për një partnere, e cila do t’i bashkohet atij në një udhëtimin në Hënë dhe kthimin më pas në Tokë. Le të themi një muaj mjalti.
Anija kozmike “Space X” me pasagjerë civilë është planifikuar të niset në vitin 2023, duke kushtuar rreth 2 milionë dollarë për person. Do të jetë udhëtimi i parë në Hënë që nga viti 1972. Maezawa tha në një mesazh në Twitter se dëshironte ta ndante atë përvojë me një grua “speciale”. Ai i ftoi të gjitha vajzat të regjistroheshin për takime.
“Vetmia dhe zbrazëtia po më ngacmojnë ngadalë. Unë thjesht po mendoj për një gjë: të vazhdoj ta dua një grua”, shkruan miliarderi japonez në faqen e tij të internetit.
“Dua të gjej një partner jete dhe të dërgoj një mesazh paqeje dhe dashurie nga hapësira e jashtme,” shtoi miliarderi japonez.
Top Channel