Kenneth Hofler, 23-vjeç nga Konektikati i SHBA-ve, ka filmuar veten duke ecur me veturën nëpër autostradën I-95, dhe duke mos hezituar t’i japë sa më shumë gaz.
Sipas videos së publikuar më poshtë, ai po lëvizte me shpejtësi prej mbi 160 kilometra në orë dhe vazhdimisht e filmonte orën që tregon kilometrazhin.
Megjithatë edhe pse patrulla e policisë e kishte regjistruar në radar se po lëvizte me 164 kilometra në orë, ata nuk patën nevojë t’i vihen pas për ta kapur.
Derisa tentoi të kthej autoveturën në anën djathtë, duke se shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme për kthesë bëri që mjeti t’i rrokullisej dhe gjithë kjo ngjarje rrëqethëse të filmohet nga kamera që ishte vendosur brenda.
Për fat të mirë ky i ri nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa pas bastisjes së veturës, policia ka gjetur rreth 30 gramë marihuanë. Telegrafi
Top Channel