Kimia Alizadeh, e vetmja medaliste olimpike për femrat në Iran, thotë se është larguar përgjithmonë nga vendi, duke denoncuar publikisht atë që ajo e quan “padrejtësi” dhe “hipokrizi” të një sistemi politik iranian që përdor dhe poshtëron atletët për qëllime politike.
21-vjeçarja Alizadeh, e cila fitoi një medalje bronzi në taekwondo në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio, nuk tha se nga ku po shkruante, por në të kaluarën ka thënë se dëshironte të vendosej në Holandë.
Në deklaratën e saj, ajo tha se nuk dëshironte asgjë më shumë se “sportin, sigurin[ dhe një jetë të lumtur, e të shëndetshme”.
Por ajo tha që nuk dëshironte të “ulet më në tryezën e hipokrizive, gënjeshtrave, padrejtësive dhe lajka”.
Alizadeha nuk i zbuloi planet e saj për të ardhmen në deklaratë, por i tha “popullit të dashur iranian” se ajo do të mbetej “një iraniane kudo ku jetonte”.
Në tetor, Alizadeh hyri në listën e 100 personave më “frymëzues dhe më me ndikim në bota” nga BBC për vitin 2019 bazuar në temën e këtij viti për “të ardhmen e grave”.
Lajmet për zhdukjen e saj më 9 janar ngritën shqetësime në vend, me agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA që shkruante: “Tronditje për taekwondon e Iranit. Kimia Alizadeh ka emigruar në Holandë”.
ISNA shkruajti se mendohej se Alizadeh po kërkonte të garonte në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, por jo si anëtare e ekipit iranian.VOA
Top Channel