Haradinaj: Zgjedhjet në AAK, transparente dhe demokratike

13/01/2020 11:55

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan për zgjedhjet e brendshme në partinë e tij.

Ai tha se reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afateve të parapara.

Duke folur për zgjedhjet, ai gjithashtu deklaroi se ky është një proces i hapur, transparent dhe demokratik.

“Disa shkrime në portale kanë informuar gabimisht për zgjedhjet dhe reformat statutare në AAK. Reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afateve të parapara.

Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas.

Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fus përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim”, tha Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA