Vllaznia vijon përgatitjet dimërore në qytetin e Ohrit, ndërsa krahas punës në fushë që po bën trajneri Mirsad Jonuz, edhe drejtuesit po përpiqen të kompletojnë organikën për të konkurruar denjësisht në gjysmën e dytë të sezonit.

Kështu pas mbrojtësit Mevlan Adili dhe sulmuesit nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov, së fundi grupit i është bashkuar një tjetër futbollist që luan në repartin e avancuar.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin moldav Eugen Sidorenco, i cili u sugjerua te shkodranët nga trajneri i kombëtares së tij, turku Engin Firat dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për organikën e trajnerit Mirsad Jonuz.

Sidorenco luan si mesfushor i avancuar, ose sulmues krahu, teksa në karrierën e tij është aktivizuar kryesisht në ligën moldave, por edhe në kampionatin rus e atë izraelit. Kujtojmë që sulmi ishte reparti ku trajneri Jonuz kishte kërkuar veçanërisht përforcime, pasi skuadra shkodrane ka vuajtur jo pak në gjetjen e golave në gjysmën e parë të kampionatit.Supersport/Digitalb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA