Ahmeti: Askush nuk ka marrë leje për ndërtime te Liqeni i Badovcit

13/01/2020 11:57

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, reagoi pas protestave nëpër rrjete sociale në lidhje me ndërtimet në një pjesë të Liqenit të Badovcit.

Ahmeti sqaroi se kompania që dëshiron të ndërtojë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për një të tillë.

“Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e territorit të Gërmisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e peisazhit të mbrojtur sipas ligjeve në fuqi.

“Një pjesë e peisazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujërave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit”, vijoi Ahmeti.

Ai shtoi se Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017 dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA