Vonesat në formimin e qeverisë, pritet të shkaktojnë probleme buxhetore në vend. Këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna, i cituar nga Gazeta Express, thotë se në rast që nuk formohet qeveria e re, në 1 mars nuk do të mund të realizohet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat e punonjësve shtetërorë.

“Sa i përket të formimit të Qeverisë sa më shpejtë që të ketë qeveri është më mirë për vendin dhe për institucionet e tij, ndërsa nuk ka ndonjë afat ligjor se kur duhet të ketë ekzekutiv. Edhe sa i përket  buxhetit të Republikës së Kosovës në ligjin për menaxhimin e financave publike nuk ka ndonjë afat ligjor se kur duhet të aprovohet buxheti në qeveri. Me përjashtim të rastit kur ligji për menaxhimin të financave publike parashikon se në situatat kur e kemi një Kuvend të Republikës së Kosovës deri në 31 tetor duhet të aprovohet buxheti, e të shkojë në Parlament. Çështja është se në rastin konkret, ne kemi një situatë shumë ndryshe, se në 31 tetor nuk e kishim Kuvendin për shkak të procesit të zgjedhjeve”, thotë këshilltari.

Këshilltari i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza shpjegon se buxheti i vitit 2019 mund të shfrytëzohen vetëm dy muajt e parë të vitit 2020. Ndërsa për muajn mars, sic thekson ai, nevojitet një vendim i Kuvendit, dhe këtu ka ngërç.

“Në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ndërmerr veprime për të nxjerrë një vendim që edhe gjatë muajit mars të implementohet buxheti i vitit 2019,  kjo nënkupton se në 1 mars, asnjë pagesë  tjetër nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar”, nënvizon ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA