“Soleimani dhe Khamenei janë vrasës”/ Kërkohet përmbysja e sistemit në Iran

12/01/2020 20:57

Protesta e mijëra iranianëve në Teheran e qytete të tjera që u zhvillua mbrëmë dhe sot, dhe në të cilën njerëzit thërrisnin me slogane si “Kryekomandant i Forcave të Armatosura, jep dorëheqjen,” e bën më se të qartë faktin që populli iranian kërkon përmbysjen e mullahëve.

Protestuesit e fajësuan dhe e sfiduan hapur IRGC-në, që është prej dekadash baza e pushtetit të regjimit. Kjo shënon qartë një fazë të re mosbindjeje të shtuar në Iran, pasi regjimi është bërë shumë më i dobët.

Duke thirrur kundër regjimit të Shahut dhe fashizmit fetar aktual, protestuesit treguan se e refuzojnë despotizmin, çfarëdo forme të ketë ai, dhe se demokracia është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Këto protesta e minojnë propagandën e regjimit pas eliminimit të Qassem Soleimani-t.  Protestuesit jo vetëm që shqyen posterat e tij në Teheran e qytete të tjera, por gjithashtu thirrën “Soleimani është vrasës, i tillë është edhe lideri i tij (Ali Khamenei).”

Ata dënuan rrëzimin e avionit ukrainas dhe sulmuan regjimin për faktin që kishte gënjyer.

Pas protestave anti-regjim të nëntorit në 191 qytete të Iranit, gjatë të cilave regjimi vrau mbi 1,500 protestues, plagosi 4,000 dhe arrestoi 12,000, dallga është kthyer kundër regjimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA