Udhëheqësit iranianë po përballen me thirrje në rritje për të shkarkuar zyrtarë të lartë pasi një aeroplan pasagjerësh ukrainas u rrëzua duke vrarë të 176 personat në bord.
Mijëra protestues kërkuan të mbahet përgjegjësia pasi ushtria tha se kishte rrëzuar gabimisht avionin, pasi më parë e kishte mohuar atë.
Forca të policisë ndërkohë janë vendosur në zonë dhe ka raporte që protestuesit janë mbledhur për një ditë të dytë të veprimit.
Një pankartë e madhe është vendosur nga qytetarët në Teheran, me emrat e 176 viktimave nga rrëzimi i avionit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit “e guximshëm” të Iranit, të cilët dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësinë.
Trump parlajmëroi qeverinë se “bota po i shikon”.
Avioni i tipit Boeing 737-800 që u rrëzua më 8 janar i përkiste kompanisë ukrainase Ukraine International Airlines (UIA). Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khmoeini në Teheran.
Top Channel