Simon Rrota është personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar, gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. U formua dhe u shfaq si piktor në Shkodër dhe i gjithë arti i tij i përket kryeqendrës së veriut.

Sonte në 20.15 Exclusive sjell një dokumentar për jetën dhe veprën e tij.

PJERIN SHELDIJA (artist, piktor): Për mua ka kenë mësues me veprën e tij e me sjelljen e tij. Njeri shumë i butë, njeri shumë i dashtun, kujtoj një shprehje të bukur të profesorit tem Nexhmedin Zajmi, ju njoh karakterin, tu ju pa punën tuj. Më fort se për Simon Rrotën nuk është ndryshe.

RITA DRISHTI (mbesa e Simon Rrotës): I vëllai i saj, ishte shok i ngushtë me Simonin, vuajti se unë e pashë dy -tri herë dhe nuk e di pse më ngacmonte ndjenja, që ky bën për mu dhe një nga këto vëllezër, ka qenë që motra të mos vinte në Shqipëri. Nuk e dini ju se cfarë është Shqipëria, ku po e cojmë ne motrën?

ELENI LAPERI (studiuese arti): Në galerinë e Shkodrës janë dy portrete në pikturë të Simonit. Janë portrete të prindërve të tij, është portreti i nënës, që është një grua e ëmbël por e ndrojtur sic ishin gjithë nënat në atë kohë, është dhe portreti i të atit që më pëlqen shumë. Mua më godet gjithmonë vështrimi i tij, me atë sytë e kaltër, nën vetullat e rënda është portreti i një njeriu të rreptë njeriu të fortë por dhe i një burri të mencur…

SUZANA VARVARICA KUKA (studiuese arti): jemi në galerinë e shkodrës. Kjo është një nga ato galeri shtetërore që e ruan me shumë kujdes veprën e Simon Rrotës. Një nga galeritë që tregon kujdes të jashtëzakonshëm…

Monika Stafa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA