Izraeli ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionin e vrasjes së udhëheqësit të fuqishëm të njësisë elitare Quds të Iranit, gjeneral Kassem Suleimanit, njoftoi sot rrjeti televiziv amerikan NBC.
Shteti Hebre thuhet se ishte përfshirë në operacionin e 3 janarit, duke iu siguruar informacion amerikanëve.
Inteligjenca izraelite konfirmoi informacionin e dhënë nga transportuesit e aeroportit sirian se Suleimani hipi në avion atë natë duke fluturuar nga Damasku për në Bagdad.
NBC citon dy burime të njohura me operacionin dhe zyrtarë amerikanë pa emër.
Ndërsa avioni zbarkoi, katër raketa u qëlluan nga një dron në automjetin në të cilin hyri gjenerali.
Mediat izraelite raportuan një ditë pas sulmit se Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo kishte njoftuar kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu për planet e SHBA-së për të vrarë Sulejmanin.
Pompeo e thirri Netanyahu në 1 janar dhe e falenderoi për mbështetjen e Izraelit në konfliktin me Iranin dhe pas sulmit ndaj ambasadës amerikane në Irak.
Të nesërmen në mëngjes, para se të nisej për në Athinë, Netanyahu la të kuptohej se ” shumë gjëra dramatike” po ndodhin në rajon.
Disa orë më vonë, Sulejman dhe komandanti i milicisë irakiane të mbështetur nga Irani dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë u vranë, dhe mediat izraelite dhe New York Times raportuan se Netanyahu ishte i vetmi udhëheqës i huaj që e dinte për operacionin.
Më herët agjencitë raportuan se shumë agjentë sirianë dhe irakianë dyshohet se u kishin dhënë amerikanëve informacione që çonin në vrasjen e Suleimani, përfshirë dy roje sigurie në aeroportin e Bagdadit dhe dy punonjës të linjës ajrore private Siriane, Ham Wings.
Top Channel