In vitro falas në Hungari/ Orban: Të kemi më shumë fëmijë hungarezë se sa emigrantë

12/01/2020 20:46

Hungaria do të ofrojë trajtim falas të fekondimit in vitro (IVF) për çiftet vendase në klinikat e saj shtetërore. Lajmin e dha vetë kryeministri Viktor Orban, i cili e përkufizoi pjellorinë si factor të “rëndësisë strategjike”.

Orban shtoi se qeveria e tij po diskuton përjashtimin e grave që kanë tre apo më shumë fëmijë nga taksa mbi të ardhurat.

“Nëse doni më shumë fëmijë hungarezë në vend të atyre emigrantë , dhe nëse ekonomia hungareze mund të gjenerojë fondet e nevojshme, atëherë zgjidhja e vetme është është të ofrohen sa më shumë mundësi për të mbështetur familjet e për të rritur fëmijët”, tha Orban.

Muajin e kaluar, ekzekutivi hungarez mori kontrollin e klinikave vendase të Pjellorisë. Orban, një nacionalist i krahut të djathtë, e ka mbrojtur prej kohësh qasjen “ riprodhimi mbi emigracionin” , si mënyrë për t`I bërë ballë rënies demografike. Popullsia hungareze është në tkurrje prej katër dekadash tashmë.

Trajtimi IVF falas do të nisë të ofrohet nga 1 shkurti, ndonëse nuk është sqaruar ende me detaje se kush do të ketë të drejtën të përfitojë prej tij. Rënia demografike po kthehet në një shqetësim per shumë vende të Europës lindore, si për shkak të uljes së lindshmërisë, ashtu edhe prej valëve të emigracionit, që i kanë shtyrë shumë shtetas të tyre të zhvendosen në vende të tjera të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA