“Ne po marrim informacione inkurajuese nga inteligjenca se Irani po dërgon mesazhe për shumë milici të njëjta të mos lëvizin kundër amerikanëve apo civilëve”, tha Pence.
Zv/presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, ka deklaruar se Irani urdhëroi grupet e tij përfaqësuese të shmangin gjuajtjen e anëtarëve të shërbimit amerikan dhe civilëve në vazhdën e vdekjes së gjeneralit të lartë iranian nga një sulm ajror amerikan më 3 janar, raporton Anadolu Agency (AA).
Pence mbrëmë vonë në një intervistë për “CBS Neës” foli mbi tensionet e fundit me Iranin. I pyetur nëse është i bindur se grupet përfaqësuese të Iranit nuk do të vijnë kundër amerikanëve, Pence tha se Qasem Soleimani ishte në të vërtetë udhëheqësi kryesor i atyre përfaqësuesve të sponsorizuar nga Irani.
“Ne po marrim informacione inkurajuese nga inteligjenca se Irani po dërgon mesazhe për shumë milici të njëjta të mos lëvizin kundër amerikanëve apo civilëve”, shtoi Pence.
Ai më tej tha se “amerikanët sonte mund të pushojnë më lirshëm falë lidershipit të siguruar të presidentit Donald Trump dhe profesionalizimit jashtëzakonisht të guximshëm që ushtria amerikane demonstroi gjatë disa javëve të fundit”.
Sipas Pence, falë profesionalizimit dhe gatishmërisë së personelit amerikan nuk pati viktima amerikane apo irakiane pas sulmeve raketore iraniane.
“Informacioni ynë që nga kjo pasdite vazhdon të jetë se Irani po qëndron poshtë”, tha ai.
Pence shtoi se SHBA “nuk kërkon ndryshim të regjimit, por dëshiron të shohë ndryshimin e sjelljes së regjimit”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve “nëse Irani me dashje doli bosh në objektivat e shënjestruara apo thjesht kishin fat”, Pence tha se ata morën informacione nga inteligjenca për sulmet raketore “disa ditë në avancim” dhe i zhvendosën forcat e SHBA-ve nga jashtë “rrugës së cenimit”.
Ai tha se amerikanët janë më të sigurt tani pasi Soleimani u vra si dhe u zotua se do të vazhdojë të përballet me “terrorizmin e mbështetur nga shteti” i Iranit.
Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, Irani nisi sulme raketora ndaj bazave të SHBA-ve në Irak. Sulmet erdhën në vazhdën e vrasjes së javës së kaluar të Qasem Soleimani-t, kreut të forcave elitare Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), në një sulm ajror jashtë Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.
Sipas televizionit shtetëror iranian, 80 shtetas amerikanë u vranë në sumet me raketa balistike në bazat ushtarake irakiane. Por, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se asnjë amerikan nuk është dëmtuar në sulmet e Iranit ndaj forcave amerikane në Irak.
Sulmi u realizua pas disa armiqësi të ashpra midis SHBA-ve dhe forcave të mbështetura nga Irani, që filluannë fund të muajit dhjetor me vrasjen e një kontraktori amerikan në një bazë amerikane në Irak.
SHBA u hakmor me sulme ajrore ndaj milicisë së mbështetur nga Irani për të cilën thotë se është përgjegjëse për kryerjen e sulmit duke lënë të vdekur dhjetëra persona.
Më 31 dhjetor, u sulmua ambasada amerikane në Bagdad nga një grup i militantëve dhe demonstruesve të tërbuar.
Zyrtarët e SHBA-ve për sulmet në ambasadën dhe bazat e saj e kanë fajësuar Qasem Soleimani-n, duke pretenduar se nëse sulmi ajror që vrau atë nuk do të kryhej, do të kishin humbur qindra jetë të tjera amerikane.
Dje, Trump tha se vendi i tij nuk pësoi viktima ushtarake gjatë sulmit iranian. Pas sulmeve, presidenti Trump u përgjigj me një paralajmërim për sanksione të ashpra ekonomike mbi Teheranin, por nuk sinjalizoi ndonjë veprim shtesë ushtarak amerikan.
Po ashtu edhe detajet mbi dënimet ekonomike nuk ishin të disponueshme menjëherë.
Top Channel