Zhigoloja shëronjës/ Monodrama amerikane në skenën e teatrit të Korçës

11/01/2020 20:11

Johan Padan dhe Amerikat monodrama e njohur e autorit Dario Fo me regji te Milto Kutalit dhe interpretimin e aktorit Arben Derhemi  ishte e para shfaqje për këtë vit të ri artistik në teatrin e Korçës.

Komedia  i paraprin një kalendari të pasur aktivitetesh artistiko-kulturore që gjallërojnë mbrëmjet në Korçë.

Në qendër të komedisë është një personazh që është herë fallxhor herë shëronjës por edhe zhigolo duke përcjellë një mesazh të fortë.

Johan Padan dhe Amerikat dhe “Rrno vetëm me tregue” janë dy shfaqjet e para që u vunë në skenën e teatrit të Korçës brenda së njëjtës ditë duke çelur vitin e ri artistik. I njëjti protagonist me dy interpretime njëri pas tjetrit, aktori Arben Derhemi u mirëprit nga publiku të cilit i dhuroi emocione të forta.

Top Channel