Shkëndija e Tetovës vijon të përforcohet ndjeshëm në merkaton e dimrit dhe sot ka prezantuar edhe futbollistin e katërt që nënshkruan me kuqezinjtë brenda pak ditëve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares sllovake, Jan Krivak, që ka nënshkruar për dy sezone e gjysmë për klubin shqiptar të Tetovës dhe pritet të rritë ndjeshëm cilësinë në repartin e prapavijës së kuqezinjve.

Krivak ka qenë pjesë e Karvinës në kampionatin çek, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Podbresovën në kampionatin sllovak. Mbrojtësi është grumbulluar dy herë edhe nga kombëtarja e vendit të tij.

Para Krivak, te Shkëndija kanë nënshkruar edhe fantazisti Valon Ahmedi, mbrojtësi Ardin Dallku e braziliani Aldair Neto, ndërsa synimi i drejtuesve të klubit është të fitojnë sërish titullin kampion, ndonëse në gjysmën e parë të sezonit kanë grumbulluar 8 pikë më pak se Vardari kryesues.Supersport/Digitalb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA