Rikthimi i Ibrahimoviçit te Milani është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte mes Cagliarit dhe Milanit, Ibra ka shënuar në fitoren e Milanit me rezultat 0-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në Serie A, ish-përfaqësuesi i Suedisë ka shënuar golin e dytë, transmeton KosovaPress.

Ibrahimoviç ka qenë pjesë e Milanit shumë vite më parë, ndërsa në afatin kalimtar të janarit i është bashkuar sërish Milanit.

Ky rikthim ishte me fat për të, sepse shënoi në ndeshjen e parë zyrtare në serie A, duke bërë që Milani të renditet në pozitën e 7-të me 24 pikë dhe duke i shtuar shpresat që të ketë një paraqitje më të mirë, pas dështimeve të shumta që kishte këtë sezon dhe sitinorin e kaluar Milani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA