Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy zhvilloi një bisedë telefonike me Mike Pompeo, Sekretar Amerikan i Shtetit, mbi situatën e krijuar pas rrëzimit të avionit ukrainas në Teheran dhe që shkaktoi vdekjen e 176 personave.
Pompeo i ka ofruar liderit të Ukrainës asistencën e plotë në investigimit që po zhvillohet mbi shkaqet e rrëzimit të avionit.
Ndërkohë që Zelenskiy ka vlerësuar mbështetjen e amerikanëve dhe thekson se “të dhënat nga SHBA mbajnë informacione të rëndësishme që ndihmojnë në investigim”.
SHBA beson se avioni ukrainas, ku një pjesë e madhe e viktimave ishin me shtetësi kanadeze, u rrëzua gabimisht nga ushtria iraniane, e cila e goditi me raketa. Por ky pretendim i shërbimeve inteligjente amerikane hidhet poshtë nga Republika Islamike. Edhe Kanadaja akuzon Iranin për ngjarjen.
Top Channel