Edhe pse jashtë forme dhe jo në moshën e duhur për të luajtur një ndeshje në nivele të larta. Dashuria për futbollin uria për të fituar i nxite lojtarët e të dyja kombëtarëve midis Shqipërisë dhe Italisë që të jepnin në fushë maksimumin e tyre.
Në minutat e fundit të ndeshjes një nga lojtarët italianë me anë të një veprim akrobatik e dërgon topin në traversë, më pas aty u gjend Perroti, ish lojtari i Romës i cili e gjuajti topin me shpejtësi por jo me forcën e duhur. Gjuajtje e cila u prit me lehtësi nga portieri Beqaj, por në momentin e gjuajtjes italiani pësoi një ndërhyrje të rrezikshme nga ish mbrojtësi i kombëtares sonë Armend Dallku.
Pas kësaj ndërhyrjeje ish-mesfushori shikohet i shtrirë në fushën e lojës, duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbja e tepërt. Ai u largua nga fusha e blertë me anën e barelës, nuk dihet se në çmasë është dëmtimi i ish lojtarit romak, por duke parë reagimin e tij, bëhet fjalë për një dëmtim tepër të rëndë.
Top Channel