Turqia dhe Federata e Rusisë janë dakorduar që nga mesnata e 12 janarit, në Idlib të Sirisë të zbatohet armëpushimi
Ankara/ Turqia dhe Federata e Rusisë janë dakorduar që nga mesnata e 12 janarit, në Idlib të Sirisë të zbatohet armëpushimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria turke e Mbrojtjes, vendimi për armëpushim është marrë për ndalimin e sulmeve ajrore dhe tokësore brenda rajonit të Idlibit, parandalimin e viktimave dhe një vale të re të migrimit dhe kthimin e jetës në normale.
Në këtë drejtim, tha ministria turke, armëpushimi do të fillojë të zbatohet nga ora 00:01 më 12 janar.
Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.
Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.
Top Channel