Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj u pyet se cila palë duhet të lëshojë pe sa i takon koalicionit VV-LDK.

Përgjigjja e Haradinajt ishte:

“Nuk mundet i dyti të krijojë qeveri. Vetëm i pari, s’ka lidhje se kush është i pari, cilido qoftë. Kushtetuta është shumë e qartë, procesi politik është shumë i qartë.”

Po kështu ai foli për mundësinë që AAK-ja të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijim të qeverisë së re. Ai deklaroi se nuk kanë marrë ftesë për t’u takuar nga dikush prej Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa i përket LDK dhe LVV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktuar kërkush prej Vetëvendosjes në radhë të parë, nuk e dimë çka është duke ndodhur saktësisht, s’kemi qenë palë nuk e dimë procesin, e kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë për të krijuar institucione”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë e kreu i AAK-së, thotë se partia në të cilën ai udhëheq nuk është pjesë e ndonjë negociate.

“Ne nuk mundemi të kërkojmë takim me ta, as me Kurtin as me LDK-në, unë s’kam qenë pjesë, Aleanca s’është pjesë e ndonjë negociate, qoftë me Vetëvendosjen qoftë me LDK-në”, tha ai para mediave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA