Ramush Haradinaj ka marrë sot mbështetjen e kabinetit të ekzekutivit për ndarjen e 250 mijë eurove për Koalicionin Global Kundër Terrorizmit.
Këto mjete, siç tha Haradinaj, janë marrë nga shpenzimet e paparashikuara, ndërkohë theksoi se Kosova ndjen obligim të jap përkrahje në vazhdimin e luftës kundër terrorizmit, marrë parasysh që qytetarët e Kosovës kanë qenë të implikuar nga ISIS.
Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u miratua propozimi për ndarjen e buxhetit për Koalicionin Global Kundër ISIS, Haradinaj tha se Kosova është e gatshme të përkrah këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor dhe të inteligjencës.
“Kosova është e gatshme të përkrahë këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor, të inteligjencës, por edhe të aspekteve të tjera, të qëndrimeve të qarta publike që i bën, njëkohësisht sot kryem edhe obligimin financiar, kemi shtuar shumën, vitin që shkoi ka qenë 100 mijë euro, kësaj here Kosova ka vendosur të ndajë për Koalicionin Global kundër Terrorizmit 250 mijë euro”, tha Haradinaj.
Duke kujtuar përfshirjen e kosovarëve në ISIS, Haradinaj tha se nuk ka qenë e lehtë të kthejnë në Kosovë nëna dhe fëmija nga zonat e luftës, andaj sipas tij, Kosova e ndjen obligim të jap përkrahje në vazhdimin dhe përmbylljen e luftës kundër terrorizmit.
Top Channel