Zjarret nuk janë vrasësit e vetëm të kafshëve në Australi! Në masakrën e fundit ndaj kafshëve në vend, mbi 10 mijë deve do të shfarosen për shkak se “konsumojnë shumë ujë”.
Njoftimi se devetë e egra do të vriten nga qitës profesionistë që do të hapin zjarr nga helikopterët, shkaktoi reagime të mëdha në opinionin publik ndërkombëtar.
Zyrtarët në shtetin e Australisë së Jugut thonë se tufat “jashtëzakonisht të mëdha” të deveve të uritur dhe të etur rrethojnë komunitetet rurale, dëmtojnë infrastrukturën dhe përbëjnë një rrezik për shoferët. Australia është shkatërruar nga zjarret në pyje dhe për shkak të thatësirës dhe në disa qytete të vogla kanë mbaruar nga uji.
ATA PO VDESIN DHE NDOTIN BURIMET E UJIT GJITHSESI
Një masakër masive deve do ndodhë në zonën të njohur si Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (APY) në veriperëndim të Australisë së Jugut, vendbanimi i rreth 2.300 aborgjenëve.
Ministria e Mjedisit në Australianë e Jugut, e cila mbështet vrasjen e deveve, pretendon se shumë prej tyre janë ose të etur ose të mund të ngordhin. “Në disa raste, kafshët kanë kontaminuar burime të rëndësishme uji”, tha ministria.
POPULLSIA MË E MADHE E DEVEVE
Devetë u importuan në Australi në mesin e shekullit të 19-të për të ndihmuar në eksplorimin e hapësirave të mëdha të brendshme.
Australia sot ka ndoshta popullsinë më të madhe deve në botë, me një vlerësim zyrtar se rreth një milion janë në shkretëtirat Australiane. Shpesh konsiderohen si dëmtues sepse ndotin ujin dhe ndotin florën vendase.
Top Channel