Virgin Galactic i bëri bashkë të gjithë elementet kryesore të anijes së saj të dytë hapësinore që pretendohet të çojë njerëz në kozmos.

Punonjësit janë duke vazhduar punën në mjetin e ri, të fokusuar së fundi tek lidhja e kontrollit të fluturimit me sistemet e tjera të integruara. Kompania nuk ka caktuar ende një datë për fillimin e operacioneve komerciale, por shpreson që kjo të ndodhë në 2020-tën.

Përshpejtimi i ritmit të punimeve u arrit falë një procesi montimi modular mjaft më efikas, megjithatë edhe përvoja ka pasur ndikimin e saj. Me të përfunduar puna për bashkimin e të gjitha pjesëve të kontrollit, anija hapësinore do të vendoset në një hangar ku do t`i nënshtrohet procesit të testimit, i cili parashikon një verifikim të imtësishëm të të gjithë sistemeve të saj.

Ky është hapi kryesor që paraprin fillimin e programit të provës së fluturimit. Në të njëjtin hangar, Virgin Galactic po ndërton dhe një anije të tretë, e cila për momentin, është kompletuar vetëm në masën 50%. Kompania është themeluar nga miliarderi britanik Richard Branson, dhe u prezantua publikisht me këtë emër, në muajin tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA